Doncic me paraqitje fantastike, Lakers rikthehet te fitorja

nga D. V.
Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret, pasi ka triumfuar ndaj Phoenix Suns me rezultat 107:96.

Lakers krijuan një diferencë të madhe në çerekun e parë, duke kaluar në epërsi 31:15 dhe e ruajtën këtë avantazh praktikisht gjatë gjithë pjesës së mbetur të lojës.

Më meritori për këtë fitore të Lakers ishte Luka Doncic, i cili ishte më i miri në parket.

Doncic pati një paraqitje prej 33 pikësh, 11 kërcimesh dhe 8 asistimesh.

Ai pati një mbështetje të madhe në formën e 26 pikëve nga Austin Reaves, i cili dha edhe gjashtë asistime.

Për Suns, më i dalluari ishte Kevin Durant me 21 pikë e 9 kërcime dhe Devin Booker shënoi 19 pikë dhe ndau 11 asistime.

Me fitoren, Lakers forcuan pozitën e tyre në vendin e pestë në renditje dhe iu afruan një pozicioni direkt në play-off, pasi kanë një rekord prej 41 fitoresh dhe 25 humbjesh.

Rezultatet: 

Dallas – Philadelphia 125:130

Cleveland – Orlando 103:108

LA Lakers – Phoenix 107:96

Brooklyn – Atlanta 122:114

Portland – Toronto 105:102

Minnesota – Utah 128:102

LA Clippers – Charlotte 123:88

Milwaukee – Oklahoma City 105:121

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More