Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Donika Gërvalla e quante Rexhep Selimin ‘figurë të botës së krimit’ vitin e kaluar

Një deklaratë e mëparshme e kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla është vënë tani në vëmendjen e shumë njerzëzve, të cilët e kanë kritikuar ashpër atë.

Deklarata e bërë në kundër Hashim thaçit e Kadri Veselit në vitin 2017 ku ajo thoshte se do të depononte dëshmi në Gjykatën Speciale kundër atyre që i quante “koka të krimit”, nuk është e vetmja e tillë. Në dy raste gjatë vitit të kaluar, ajo e cilësonte shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin si kriminel.

“Figurë e diskredituar e botës së krimit” ishte epiteti që Gërvalla ia kishte dhënë Selimit qysh më 25 mars të vitit të kaluar, kur po rrëzohej Qeveria Kurti I.

“Nëse mund t’ju besohet informacioneve të mediumeve të ndryshme, Rexhep Selimi qenka propozuar si kryetar i Grupit Parlamentar të VV-së. Ky do të ishte një sinjal shumë i shëmtuar, jo vetëm për faktin që Rexhep Selimi është një prej të dyshuarve të Hagës”, shkruante fillimisht Gërvalla më 7 shkurt, katër ditë pas formimit të Qeverisë Kurti I.

“Sa gërditshëm me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskredituara të botës së krimit”, shkruante një muaj më vonë.

Selimi, bashkë me tre ish-udhëheqësit tjerë politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi e ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar.

Më 4 nëntor, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Speciales. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar, ndër tjerash, i akuzon ata edhe se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Postime të ngjashme

KQZ-ja dorëzon raportin e punës në Kuvend, kërkon përmbylljen e reformës zgjedhore

S.B.

Kurti javën e ardhshme sërish në Bruksel, takimi me liderët e rajonit shihet si produktiv

S.B.

Limaj: Me Ukshin Hotin mburrën shqiptarët, nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të tij

S.B.

Richard Grenell: Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk i kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit

S.B.

Vuçiq: Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e OKB-së

S.B.

Padisa ndaj Serbisë, LDK mbështet Lëvizjen Vetëvendosje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...