Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Donjeta Sadiku merr ftesë për pjesëmarrje në “Tokyo 2020”

Boksierja Donjeta Sadiku do ta përfaqësojë boksin kosovar në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka pranuar sot (e martë) ftesën për Sadikun nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore.

Donjeta ditë më parë garoi në turneun kualifikues olimpik evropian, të mbajtur në Paris të Francës, por që u ndalë në raundin e dytë.

Sadiku ka quar në 11 numrin e sportistëve që do të përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 – thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Pesë xhudistët: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe mundësi Egzon Shala, kanë fituar normën olimpike, ndërsa dy notarë dhe një atlet përfaqësohen me ftesë për shkak të universalitetit, emrat e të cilëve pritet të konfirmohen në ditët në vijim.

Krahas Sadikut, ftesë nga Komisioni Tre-Palësh ditë më parë mori edhe shenjëtari, Drilon Ibrahimi.
Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.

Urime Donjetës dhe komunitetit të boksit, të cilët do ta kenë përfaqësuesen e tyre në Tokio 2020.

Postime të ngjashme

Australianet vendosin rekord botëror në not

D V

“A mund të luajmë çdo javë?” – tifozët e Queens Park Rangers tallen me Unitedin

D V

Ronaldo, Dybala, Chiellin e Allegri – Nedved zbulon detajet

D V

Spalletti konfirmon se Koulibaly është në shitje, zbulohet edhe çmimi

D V

Eda Zeqiri garon sot në “Tokyo 2020”, ky është orari

D V

“A mund të luajmë çdo javë?” – tifozët e Queens Park Rangers tallen me Unitedin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...