Donnarumma: PSG zgjedhje e gabuar? Më vjen të qesh kur e dëgjoj

Priti plot 6 vite për të luajtur në Ligën e Kampionëve me Milanin, por pikërisht në sezonin kur kuqezinjtë ia dolën të arrijnë këtë objektiv, portieri Donnarumma vendosi të largohej drejt Paris Saint Germain dhe pikërisht mbrëmjen e djeshme bëri realitet ëndrrën për të luajtur në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

“Kam ëndërruar Champions-in dhe më në fund erdhi. Ka qenë një mbrëmje e madhe, një ndeshje fantastike dhe një kënaqësi e papërshkrueshme, ndaj falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar pranë, pasi nuk ka qenë aspak e lehtë për mua, megjithatë ia dola të ruaj qetësinë dhe të plotësoj ëndrrën time”, deklaroi italiani.

Ditët e fundit ka pasur zëra për një pakënaqësi të 22-vjeçarit ndaj trajnerit Pochettino, që në këtë fillim sezoni ka treguar se i beson më shumë veteranit Keilor Navas, megjithatë vetë Donnarumma mohoi gjithçka dhe theksoi se është i bindur që ka bërë zgjidhjen më të mirë me transferimin ne Paris.

“Më vjen të qesh kur dëgjoj të thonë se kam bërë zgjidhjen e gabuar që erdha te PSG-ja. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të luash me kampionë të tillë, pasi të bëjnë të rritesh gjithmonë e më tepër. Unë jam i bindur në aftësitë e mia dhe stërvitem për t’u përmirësuar gjithmonë e më shumë”, u shpreh Donnarumma.

Related posts

Mediat ndërkombëtare raportojnë për triumfin e Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

D V

Rritet vlera e medaljeve në Lojërat Olimpike, rriten edhe të ardhurat e Distria Krasniqit

D V

PSG e pandalshme në merkato, objektivi i radhës është Paul Pogba

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More