Agjencia Zhurnal.mk

Dorëheqja e Atanasovit, reagojnë LSDM dhe VMRO-DPMNE

Shkup, 24 qershor, zhurnal.mk – Pas dorëheqjes së Petar Atanasovit nga funksioni zv.ministrit për Arsim, kanë reaguar nga partia e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Nga LSDM dorëheqjen e kuadrit të tyre e quajnë si përgjegjësi ndaj qytetarëve

“Sjellim vendime për zbatim thelbësor të ndryshimeve në nivel qendror dhe lokal, me qëllim të vetëm, përshpejtimin e avancimit ekonomik të vendit, për kushte më të mira në shoqëpri dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Siç njoftuam pas rekonstruimit, deri në fund të këtij muaji, procesi i filluar për ndryshime duhet të vazhdojë me ndryshime në pozitat tjera udhëheqëse si vendet e zëvendësve dhe drejtorëve. Të gjithë bartësit e zgjedhur dhe emëruar në pozitat publike, mbajnë përgjegjësi para qytetarëve për punën e tyre”, tha Kostandin Konstadinov, LSDM

Ka reaguar menjëherë edhe opozitarja VMRO-DPMNE. Në kumtesë për mediat, ata e përshëndesin vendimin e zv/ministrit Atanasov.

“VMRO-DPMNE e përshëndet vendimin e Petar Atanasovit që tam lëshojë anijen që fundoset dhe të mos jetë pjesëmarrës e punës kriminele të pushtetit. Atanasov ka bërë hap të guximshëm dhe i tregoi Qeverisë dembele dhe kriminele e cila harxhoi më shumë se dy vite të jetës sëq ytetarëve, ndërsa nuk ka realizuar asnjë projekt”, thonë nga VMRO-DMPNE.

Nga VMRO i ftojnë edhe funksionarët tjerë të pushtetit të kenë guxim dhe të veprojnë njëjtë./

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...