Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dorëhiqet Dragi Rashkovski

Shkup, 14 prill – Zhurnal.mk – Mëngjesin e sotëm, Dragi Rashkovski në FB profilin e tij ka publikuar një letër të cilën e ka dorëzuar deri te kryeministri Zoran Zaev, ndërsa informon se po tërhiqet nga funksioni Sekretar për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve gjatë realizimit të programeve të Qeverisë të Maqedonisë së Veriut, informon Zhurnal.

“I nderuar kryetar i Qeverisë, kur politika (politikbërja) do të bëhen më të zëshme nga shkencat natyrore, atëherë atmosfera e punës bëhet e papërshtatshme për dikë që është mësuar në gjithçka të kërkojë logjikën.. Pikërisht për këtë, deri tek ju e dorëzoj kërkesën për tërheqje nga funksioni. Roli im edhe me këtë funksion edhe të mëparshmën, si sekretar gjeneral, ishte t’i japim një dimenzion të ri dinamik jetës shoqërore. Sekretari, si do që të jetë, mund të jetë një shkrim i thjeshtë, por mund të jetë edhe një nga udhëheqësit më kryesor..”, shkruan Rashkovski.

Ai thotë se softweri, përshkak të cilit u ngrit shumë zhurmë në opinion, ka patur për qëllim të shpëtojë shumë jetë në rrugën e vendit.

“E vërteta le të kontrollohet përmes institucioneve. Nuk ka fshehje prapa funksioneve. Për lajmet e rreme, përvoja më e mirë është ta shndërrosh në punë shkencore. Shpresoj se lajmet e rreme do të ndalojnë, sepse ndikimi i tyre negativ nuk dëmton vetëm personalisht. Arsyeja e vërtetë për tërheqjen time është shkruar në letër. Gjithçka tjetër ndryshe nga ajo është një lajm i rremë”, shton Rashkovski.//Zhurnal.mk

Вистината нека се провери преку институциите. Нема затскривање позади функции. За лажните вести најдобро искуство да го…

Posted by Dragi Raskovski on Tuesday, April 13, 2021

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...