Agjencia Zhurnal.mk

Dorëhiqet Zaev, nuk do të jetë ministër i financave

Shkup, 26 qershor – Zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev sot në foltoren e Kuvendit gjatë seancës për emërimet dhe shkarkimet e ministrave, deklaroi se Kushtetuta lejon që kryeministri i një shteti të jetë edhe ministër por do të tërhiqet nga ky vendim përshkak se u hap shumë debat në opinion, njofton Zhurnal.

Ai tha se do të ushtrojë detyrën e ministrit deri në zgjedhjen e ministrit të ri.

“Dhashë urdhër deri tek Kabineti im për tërheqjen e kandidaturës në pozitën e ministrit për financa. Do të ushtrojë këtë detyrë vetëm deri në zgjedhjen e ministrit të ri”, deklaroi Zaev.

Ndryshe siç cekëm edhe pak më herët, Antikorrupcioni sot paralajmëroi kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin se asnjë funksionarë nuk mund të jetë në dy poste njëkohësisht dhe kështu nuk guxon të lejojë që Zaev të zgjidhet edhe ministër. Përndryshe do të hapnin procedurë për shkelje të ligjit./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...