Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Dorëzohet në Polici personi që kishte goditur për vdekje një qytetar në Ferizaj

Është dorëzuar në Policinë e Kosovës personi i cili ishte përfshirë në një përleshje fizike në Ferizaj, ku kishte goditur për vdekje viktimën mashkull 50 vjeçar.

Drejtoria Rajonale e Ferizajt përmes një komunikate për media njofton se personi i dyshuar është paraqitur në stacion së bashku me avokatin.

“Ju njoftojmë se sot me 02.03.2021 rreth orës 17:30, B.SH.(m/Kosovar) i dyshuari i cili ishte larguar nga Republika e Kosovës, në prezencë të avokatit mbrojtës është paraqitur në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj ku i njejti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Me urdhër të Prokurorit kujdestar të krimeve të rënda, ndaj të dyshuarit është marrë masa e ndalimit për 48 orë deri në kompletimin e lëndës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, përleshja fizike kishte ndodhur më 22 shkurt në një parking të një pompe të derivateve, ku si pasojë e lëndimeve një person që ishte i përfshirë në këtë rast kishte ndërruar jetë.

Postime të ngjashme

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

Në Kosovë nga e hëna mësimi me prezencë fizike

N E

Kosova regjistron mbi 12 mijë raste me Kovid-19

N E

Arben Vita demanton lajmin për anulimin e vaksinave Pfizer

N E

VAKAT kërkon që Kosova ta njohë gjenocidin e Srebrenicës

N E

Mediat greke i bëjnë jehonë dokumentit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...