Agjencia Zhurnal.mk

Dorëzohet PSG, ul çmimin në 222 milionë euro për Neymarin

Nga 300 milionë, çmimi i Neymarit ka rënë në 222 milionë.

Paris Saint Germain është i gatshëm për të hequr dorë nga Neymar Junior për 222 milionë euro, aq sa e bleu nga Barcelona në vitin 2017, raporton L’Equipe, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht, Parisi kërkonte së paku 300 milionë euro, por në fund Nasser Al-Khelaïfi ka pranuar që ta shesë brazilian aq sa e bleu dy vite më parë, 222 milionë euro.

[adning id=”26345″]

Jordi Cardoner, zëvendëspresidenti i Barcelonës, dje e konfirmoi se “Neymar dëshiron të kthehet në Barcelonë”.

Tani mbetet vetëm që Barça të zgjedhë mënyrën e negocimit, pasi katalunasit duan të ofrojnë lojtarë dhe një shifër të caktuar për ta kthyer në “Camp Nou” brazilianin.

Coutinho, Dembele dhe Rakitic, janë lojtarët që raportohet se mund të përfshihen në operacionin për Neymar.

Në anën tjetër, Sport shkruan se Neymar tashmë është marrë vesh për kushtet personale ekonomike. Ai ka pranuar që ta ulë pagën nga 37 milionë në 24 milionë dhe do të nënshkruajë kontratë deri më 2024.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...