Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dori: Maqedonia e Veriut e bën NATO-n më të fuqishme, SHBA krenohet që ju kanë aleat

Shkup, 27 mars – Maqedonia e Veriut e bën Aleancën më të fuqishme, ndërsa SHBA krenohen që ju kanë juve si aleat. Me padurim presim edhe shumë vite bashkëpunim dhe sukses mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së dhe NATO-s. Këtë sot përmes video- porosisë e tha ushtruesja e detyrës, nënsekretare për mbrojtje të SHBA-së për politikë, Amanda Dori duke uruar përvjetorin e parë të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Kënaqësi është ta festojmë këtë ngjarje me rëndësi me ju, pas ndodhive në vitet e kaluara të shkaktuara nga pandemia me Kovid-19. Edhe pse Maqedonia e Veriut feston një vit si aleate në NATO, partneriteti juaj me Aleancën filloi para shumë vitesh dhe është forcuar ndër vite përmes përkushtimit dhe bashkëpunimit”, tha Dori.

Shtoi se kontributi i Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s në Afganistan, Irak dhe Kosovë e kanë përmirësuar fuqinë e Aleancës si dhe stabilitetin dhe sigurinë në këto rajone.

“Patjetër ta vazhdojmë ta mbështesim demokracinë, idenë për drejtësi dhe liri dhe të luftojmë kundër dezinformatave dhe ndikimit të tyre mbi sistemet demokratike. Më me rëndësi është Aleanca të mbetet e bashkuar derisa përballemi me këto sfida”, ka thënë ajo.

Dori ka shtuar se nga viti 1949, NATO është treguar se është Aleanca më e fuqishme në histori, duke ndarë vlera të përbashkëta të demokracisë, liri individuale dhe sundim të së drejtës duke siguruar siguri kolektive.

“Por puna jonë ende nuk ka përfunduar. Patjetër të vazhdojmë të punojmë bashkë që të ruajmë paqen dhe sigurinë, të rikuperohemi nga pandemia e Kovid-19 që fuqishëm ka prekur popullatën, sistemet shëndetësore dhe ekonomitë në botë”, ka thënë Dori. 

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...