Dortmundi i interesuar në Sabitzer

Skuadra gjermane dëshiron ta përforcojë repartin e mesfushës.

 

Borussia Dortmund është e interesuar për mesfushorin me tipare sulmuese të RB Leipzig Marcel Zabitzer, raporton “SportBild”.

Kontrata e tij aktuale me Leipzigun skadon në vitin 2022, dhe një renovim i saj nuk pritet të ndodhë, kështu që skuadra gjermane mund ta shesë këtë verë për një shumë të konsiderueshme të parave.

Austriaku sezonin që lamë pas regjistroi 16 gola në 39 paraqitje, ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, por duke marrë parasysh që ka vetëm edhe një vit kontratë, Leipzigu mund të dëgjojë për oferta rreth 20 milionë euro.

Related posts

Chiesa nuk ka dëmtim, frymëmarrje te Juventusi

D V

Mkhitaryan: Kush dëshiron Scudetton duhet të mbarojë punë me Romën

D V

Armando Broja debuton me gol te Southamhtoni në EFL CUP

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More