Agjencia Zhurnal.mk

Dortmundi ia cakton afatin e fundit Unitedit për Sanchon

Gazeta gjermane Bild raporton se Borussia Dortmundi ia ka caktuar Manchester Unitedit afatin deri më 10 gusht nëse dëshiron të bëjë ofertë për transferimin e anësorit anglez, Jadon Sancho.

20-vjeçari është përfolur për një kthim në Premierligë gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo Borussia Dortmundi dhe Manchester Unitedi mbeten larg njëra-tjetrit në vlerësimin për futbollistit, transmeton Gazeta Express.

Gjiganti i Bundesligës i kërkon mbi 100 milionë funte për ta shitur këtë verë Sanchon, futbollist ky të cilin e kishin blerë nga Manchester City për vetëm tetë milionë funte në gusht të vitit 2017.

Manchester Unitedi mbetet klubi favorit për transferimin e Sanchos këtë verë, mirëpo zyrtarë të klubi i kanë thënë Sky Sports se Djajtë e Kuq nuk janë të gatshëm ta paguajnë çmimin e kërkuar nga Dortmundi, pasi që besojnë se çmimi i tij duhet të ulet si shkak i krizës së sjellë nga koronavirusi.

E tani, Bild raporton se klubi anglez ka kohë deri më 10 gusht për të bërë ofertë për futbollistin.

Gjiganti anglez nuk ka bërë ende asnjë ofertë zyrtare për Sanchon, i cili i ka shënuar 17 gola në Bundesligë dhe i ka bër 16 asiste gjatë sezonit 2019/20.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!