Shkup, 25 qershor – Drejtoria për Punë Hirdometeorologjike njofton se nën ndikimin e masës ajrore të paqëndrueshme, deri të premten moti do të jetë i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Në disa vende do të ketë stuhi me reshje të dendura të rrëmbyeshme për një kohë të shkurtër, bubullima, erë e fortë (mbi 60 km/h) dhe breshër.
Temperatura ditore do të jetë në rënie graduale. Gjatë fundjavës pritet të jetë mot stabil dhe më i ngrohtë.
DPHM rekomandon vigjilencë më të madhe në rast shkarkimesh elektrike, për të mos qëndruar në ambiente të hapura dhe nën pemë të vetmuara.

