Agjencia Zhurnal.mk.

DPHM: Më së shumti shi në Topolçan, Krushevë dhe Prilep

Shkup, 30 shtator – Më së shumti shi në 24 orët e fundit, deri në orën 8 këtë mëngjes ka rënë në Topolçan – 30 litra për metër katror, ​​pastaj në Krushevë – 17, Prilep – 12, Berovë – 6 , Pozarane – 5, Shkup – Petrovec – 4, Mavrovo – 3, Ohër, Manastir dhe Gjurishte nga 2 dhe në Tetovë dhe Shkup – Zajcev Rid nga një litër për metër katror, ​​informojnë nga DPHM.

Moti në vend do të jetë kryesisht me vranësira dhe i freskët, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore, ku kohë pas kohe do të jenë të rrëmbyeshme dhe pritet lokalisht të ketë deri 20 l/m2.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 14 deri 20 gradë.

Në Shkup, moti kryesisht do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me intensitet të ndryshueshëm. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do të jetë deri 17 gradë, presioni 987 hektopaskalë, lagështia relative 90 për qind, dhe shpejtësia mesatare e erës 2 metra në sekondë.

Nga DPHM, paralajmërojnë se nesër në mëngjes do të ketë reshje shiu lokale me intensitet më të ulët, ndërsa pasdite moti do të stabilizohet. Gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së ardhshme, do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe temperatura më të ulëta në mëngjes, ndërsa temperaturat ditore gradualisht do të rriten. 

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy