Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dr. Dre po punon në albumin e ri ku do të përfshihet edhe Eminemi

Sipas reperit Page Kennedy, i cili rastësisht e zbuloi lajmin se muzikanti 55-vjeçar, Dr. Dre, është duke e realizuar një album të ri, muzika e tij është duke tingëlluar mjaft mirë.

Në një mesazh të postuar në Twitter, Keneddy ka shkruar: “Ky album i ri i Dr. Dre po tingëllon shumë mirë. Shpresoj do të keni mundësi ta dëgjoni të gjithë”.

Një adhurues e pyeti atë nëse e di kur do ta lansojë Eminemi albumin e tij të radhës, dhe Page iu përgjigj: “Epo, ai definitivisht do të përfshihet në këtë incizim”.

Reperi ndër të tjera u tha fansave të interesuara, se nuk do t’iu tregojë kur mund të lansohet një album i ri i Eminemit, transmeton Koha.

Në anën tjetër, “Compton” është albumi i tretë i Dr. Dre i incizuar në studio, i cili u publikua në vitin 2015. Ai vjen pas albumit debutues të reperit, “The Chronic” i lansuar në vitin 1992 dhe albumit të dytë “2001”, të publikuar shtatë vjet më vonë.

Dr. Dre dhe Eminem janë bashkëpunëtorë të kamotshëm. Ata kanë realizuar muzikë së bashku që nga viti 1998, kur Dre nënshkroi kontratë me yllin e hitit “My Name Is” dhe më pas e bashkëprodhoi albumin e tij të dytë të incizuar në studio, “The Slim Shady LP” , dhe albumin e tretë “The Marshall Mathers LP” i publikuar në vitin 2000.

Dyshja ka bashkëpunuar në disa projekte që nga atëherë, dhe e kanë fituar shpërblimin e parë të përbashkët “Gramy” në vitin 2001, duke u nderuar në kategorinë “Performanca më e mirë rep nga një grup”, për hitin e tyre “Forgot About Dre”.

Postime të ngjashme

Renee bën bashkë Norën e Robertin

Dafina Vidishiqi

Adrola thotë se shoqëria jonë nuk di ta menaxhojë lirinë e demokracinë: Çohu Enver, na bëj derman

Dafina Vidishiqi

Khloe thekson çdo pjesë të trupit në veshjen e ngushtë teksa pozon pranë veturës “Rolls Royce”

Dafina Vidishiqi

Roza Lati tregon ankthin e përjetuar: Sytë nga deti mos na gllabëronte

Dafina Vidishiqi

Erika Jayne ndahet nga Tom Girardi pas 20 vitesh martesë

Dafina Vidishiqi

Dhurata Dora feston për 23 milionëshin me “Only You”

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...