Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Dr.Fauci: SHBA mund të mos kenë nevojë për vaksinën AstraZeneca

Shtetet e Bashkuara mund të mos kenë nevojë për vaksinën AstraZeneca, edhe nëse ajo merr miratimin e enteve rregullatore amerikane, tha Anthony Fauci, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infektive.

Dr. Fauci tha për agjencinë Reuters se SHBA kanë kontrata të mjaftueshme me prodhuesit e tjerë të vaksinave për të imunizuar të gjithë popullsinë e vendit.

Vaksina AstraZeneca është shoqëruar me polemika, edhe pse është miratuar nga dhjetëra vende.

Miliona doza të AstraZenecës janë përdorur pa probleme në të gjithë botën.

Por në muajin mars, disa vende evropiane pezulluan përdorimin e saj për shkak të shqetësimeve rreth mpiksjeve të rralla të gjakut.

Po në mars, një agjenci shëndetësore amerikane tha se të dhënat e dorëzuara nga kompania jepnin një pamje jo të plotë të efikasitetit të saj.

Disa ditë më vonë kompania AstraZeneca publikoi rezultate që tregojnë një efikasitet pak më të ulët por gjithsesi të fortë të kësaj vaksine.

Si Organizata Botërore e Shëndetësisë ashtu edhe Agjencia Evropiane e Barnave kanë thënë se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë rreziqet.

Shumë vende evropiane kanë rifilluar imunizimet me AstraZeneca, por Gjermania dhe Franca e kanë kufizuar përdorimin e saj tek të moshuarit.

Vetëm pesë javë më parë, numri i infeksioneve të reja në të gjithë Evropën ishte nën 1 milion, por agjencia globale e shëndetit thotë se kjo shifër është rritur në 1.6 milionë, me gati 24,000 vdekje.

Afro 10% e njerëzve në të gjithë Evropën kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe vetëm 4% janë vaksinuar plotësisht.

Postime të ngjashme

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

Minatorët gjejnë diamant në Botsvana, mund të jetë i treti më i madh në botë

Dafina Vidishiqi

ANALIZA/ Aromë détente – Amerika dhe Rusia kthehen në diplomacinë tradicionale të fuqisë së madhe

Bekim Laçi

Rekord infektimesh në Moske, 9 mijë raste në 24 orë

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...