Dr.Fisnik Ferati zgjidhet shef i shtabit komunal të ASH-AAA në Tetovë

Tetovë, 19 shtator – Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë sonte e konsolidoi Shtabin komunal në Tetovë, ku shef shtabi u zgjodh Dr. Fisnik Ferati, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, përcjell in7

Po ashtu, u formua edhe ekipi për çështje juridike, ekipi lokal për marrëdhënie me opinionin, si dhe u autorizua formimi i shtabeve vendore.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe shefi i shtabit qendror, Remzi Mehmedi, i cili foli për përgatitjet për fillimin e fushatës në Tetovë, kandidati për kryetar, Vullnet Murseli, bartësi i listës së këshilltarëve, Muzafer Etemi, si dhe kandidatët për këshilltarë komunalë.

Në këtë takim u theksua rëndësia për fitoren në Komunën e Tetovës, e cila fitore do ta sjellë ndryshimin më se të nevojshëm në qytetin universitar që për një dekadë është degraduar si nga pushteti qendror, ashtu dhe nga pushteti lokal.

Related posts

Qytetarët e Maqedonisë së pari do ta dezinfektojnë gishtin dhe më pas do të votojnë

D V

Takim Azeski – Graf: Bashkëpunimi duhet të vazhdojë me intensitet të përforcuar

D V

Lajm i madh për Çairin: Këshilli i Komunës i dha dritë jeshile ndërtimit të Universitetit Nënë Tereza

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More