Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Dr. Menon konstaton: Këto simptoma tregojnë që në mëlçi është shtresuar dhjamë e tepërt!

Mëlçia e dhjamosur ose steatoza shkaktohet nga depozitimi i dhjamit të tepërt në mëlçi

Në qoftë se nuk tregohet kujdes, kjo sasi dhjami mund të çojë deri te sëmundjet më serioze të mëlçisë, transmeton Telegrafi.

Kjo sëmundje më së shumti rrezikon njerëzit të cilët janë obezë, përkatësisht kanë shumë shtresa dhjamore në pjesën e belit – të ashtuquajtura yndyra të brendshme.

Gjithashtu, kjo sëmundje kërcënon ata persona të cilët vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, kolesterina, personat mbi 50 vjeç dhe duhanpirësit.

Mëlçia e shëndetshme përmban sasi të vogël dhjami. Problemi shfaqet kur dhjami arrin 5 deri në 10 për qind të peshës së mëlçisë suaj.

Pa një mëlçi të shëndetshme, nuk ka organizëm të shëndoshë, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme të kujdesesh për shëndetin e këtij organi jetësor, thonë mjekët. Ky organ ndihmon trupin të luftojë infeksionet, dëbon toksinat, pastron gjakun dhe luan një rol kryesor në proceset metabolike.

Kur mëlçia rrezikohet, shëndeti i përgjithshëm rrezikohet gjithashtu. Ka disa sinjale që mund të tregojnë se diçka nuk është në rregull me mëlçinë.

Një ndër simptomat është fryrja e stomakut, e cila zgjat disa ditë me radhë, e njohur si ascites.

“Shtypja e rritur në enët e gjakut përreth mëlçisë mund të çojë deri në grumbullimin e lëngjeve në abdomen”, thotë dr. Menon. drejtor mjekësor për transplantimin e mëlçisë në Klinikën Cleveled.

Nëse kjo gjendje nuk përmirësohet në afat prej një javësh, është mirë të kërkohet ndihma e mjeku, në mënyrë që të konstatohet a është fryrja e lidhur indirekt me gjendjen e keqe të mëlçisë.

Kjo është një ndër simptomat më të shpeshta të mëlçisë së dhjamosur të cilën raportojnë pacientët.

“Simptoma të tjera që mund të tregojnë këtë problem shëndetësor janë dhimbja e barkut në të djathtën e sipërme, lodhja, dobësia dhe humbja e papritur e peshës.”, shton dr. Menon.

Postime të ngjashme

Pije për tonus më të mirë të muskujve: ‘Bombë energjike’ e pasur me proteina!

S.B.

Çaji me lëvozhgën e qepës mund të largoj shenjat e plakjes, ul inflamacionin dhe presionin e gjakut

S.B.

Përdredhja e flokëve te fëmijët: A është shenjë e autizmit?

S.B.

Gjithnjë e më shpesh ka vërejtur që bashkëshorti kundërmonte: E ka akuzuar se nuk lahej, ndërkaq më vonë ka kuptuar të vërtetën e dhimbshme

S.B.

Nëntë llojet e dhimbjeve të trupit që lidhen me emocionet dhe gjendjen mendore

S.B.

Nëse dëshironi proteina të pastra, shmangni këtë mish pule

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...