Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dr Panovski: Pa u vaksinuar, nxënësit të mos kthehen në shkolla

Shkup, 25 janar – Zhurnal.mk – Ende është herët që nxënësit të fillojnë të kthehen në mësim me prezencë fizike. Deri në qershor duhet të vazhdojë procesi online i mësimit, ashtu siç tanimë ka filluar gjysmëvjetori i dytë, thotë mikrobiologu Nikolla Panovski, informon Zhurnal.

Në disa shkolla në Shkup, arsimtarët kanë paralajmëruar gradualisht kthim në shkolla. Gjysmë vjetori i dytë ka filluar përsëri me model hibrid, gjegjësisht nxënësit mbi klasë të tretë mësimin e ndjekin nga distanca, por ideja është të kthehen të gjithë në shkolla.

Më konkretisht në disa shkolla kryesisht fillore, nxënësve u është thënë se testimi do të bëhet në shkolla, që do të thotë se dalë nga dalë duhet të kthehen në shkolla. Por a mund të jetë ky një testim i rrezikshëm ndaj situatës.

“Konsideroj se deri në qershor nxënësit duhet të vazhdojnë me mësim online. Duhet të jetë online dhe nuk besoj se kjo do të ndryshojë. Derisa nuk vjen vaksina duhet të jetë kështu. Nuk shoh dallim të gjendjes nga tani dhe në shtator. Të njejta janë numrat e të sëmurëve të rinjë. Është e vërtetë se po ulet numri i të infektuarve, kështu duhet të vazhdojë, por nëse nuk duam të ripërsëritet situata në prill dhe maj siç ndodhi në nëntor, mësimi online duhet të vazhdojë”, thotë dr Panovski për “Slloboden Peçat”.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Biznesmenë nga Koçani dhe Berova me interes për masën “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla”

Z H

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...