Draft-dokumenti për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë, sekretari i LVV-së jep sqarime për deklaratën e Bislimit

Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se deklarata e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me draft-dokumentin për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë, është keqkuptuar qëllimshëm.

 

Manxhuka përmes një postimi në Facebook ka dhënë sqarime të deklaratës së Bislimit.

Ai ka thënë se në pikat kufitare në veri do të vazhdojë të jetë Policia e Kosovës vetëm se Njësia Speciale do të zëvendësohet me KFOR-in.

“Tre keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e zv.kryeministrit Besnik Bislimi:
1. Në pikat kufitare do të jetë Policia e Kosovës, pra SHTETI i Kosovës, vetëm Njësia Speciale zëvendësohet me KFOR;
2. Parimi i reciprocitetit mbetet në fuqi, siç bëhet me targat e Kosovës do të bëhet edhe me ato të Serbisë;
3. Targat KM (akronimi serbisht për Komunën e Mitrovicës) nuk përbëjnë përjashtim, ato janë dhe mbeten ilegale për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Manxhuka.

Ndryshe dje në Bruksel është finalizuar një draft dokument për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq derisa Kosova ka pranuar një dokument të tillë, pala serbe ende jo.

Draft dokumenti është arritur me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, mirëpo të dyja delegacionet, ai i Kosovës dhe i Serbisë nuk kanë zhvilluar takim të përbashkët.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka njoftuar se negociatat do të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën në veri. 

Tri keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e zv.kryeministrit Besnik Bislimi:1. Në pikat kufitare do të jetë Policia e…

Posted by Arlind Manxhuka on Thursday, September 30, 2021

Related posts

DW: Parandalimi i ekstremizmit dhe i radikalizmit, sfidë për Kosovën

Z H

Hasani: Marrëveshja e propozuar nga Kurti për paqe me Serbinë është primitive

D V

Policia shqipton 2,520 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More