Agjencia Zhurnal.mk

Draft konkluzione të BE-së: Fillim i negociatave me Maqedoinë e Veriut dhe Shqipërinë

Shkup, 23 mars – Zhurnal.mk – Janë publikuar draft konkluzionet e fundit të Këshillit të BE-së i cili duhet të miratohet nesër:BE-ja vendos të fillojë negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Teksti i konkluzioneve, të cilat mund të pësojnë ndryshime të vogla pas takimit të ministrave që do të mbahet nesër, qëndron “pasi e shqyrtoi raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut nga 2 marsi i vitit 2020, Këshilli e përshëndeti atë që vendi tregoi vendosmëri në progresin e agjendës së BE-së dhe reflektoi rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme”.

“Duke pasur parasysh progresin e realizuar dhe përmbushjen e kushteve të vendosura njëzëri nga Këshilli në qershor të vitit 2018, Këshilli vendos që të hapë negociata me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në tekst.

Vendimi duhet të konfirmohet politikisht në Këshillin Evropian të enjten.

Draft konkluzion parasheh Konferenca e parë Ndërqeveritare të mbahet “sa më shpejtë që është e mundur”, pa datë konkrete për momentin.

Këshilli shënoi se Komisioni Evropian do ta fillojë menjëherë punën përgatitore, që nënkupton vendosjen në kornizën e negociatave.

Shqipëria, nga ana e saj, ka konkluzion të ngjashëm, por me disa kushte më shumë për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare.

Ministrat nesër sipas gjitha gjasave do të mbajnë video konferencë për shkak të pandemisë së Kovid-19, proceduralisht kjo mund ta ngadalësojë sjelljen përfundimtare të vendimit

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...