Draft-statuti i Asociacionit në Kushtetuese, Martens: Lëvizje e jashtëzakonshme në minutat e fundit për anëtarësim në KiE

nga D V

Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert.

I njëjti draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji.

E gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens këtë e ka quajtur lëvizje të jashtëzakonshme të minutës së fundit lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Lëvizje e jashtëzakonshme e minutës së fundit në Kosovë lidhur me anëtarësimin në Këshill të Evropës”, shkruan Martens.

Ai thekson se Friedrich Ebert Stiftung është “themeli” i SPD-së (Partia Social Demokrate), të afërt me kancelarin Olaf Scholz dhe njerëzve të tij, disa prej të cilëve deri më tani hezitonin për këtë çështje.

“Por nëse fondacioni juaj prodhon ide të mira…”, shkruan Martens.

https://x.com/Andric1961/status/1791005964415508672

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More