Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dragan Danillovski: Vlerësohet se imuniteti kolektiv te ne është në mes 34,5 deri 54%

Shkup, 12 janar – Zhurnal.mk – Mjeku Dragan Danillovski, për “Sloboden Peçat”, pohon se në Maqedoni vlerësohet se 7 deri në 10 herë më shumë qytetarë tashmë kanë pasur kontakt me virusin sesa numri i regjistruar zyrtarisht.

“Nëse më 10 janar kemi pasur gjithsej rreth 85.500 raste, atëherë një llogaritje e thjeshtë tregon se numri real është midis 600 mijë dhe 860 mijë persona. Madhësia reale e popullsisë në Maqedoni, sipas të dhënave të Administratës Shëndetësore Elektronike në Ministrinë e Shëndetësisë është 1.6 milion. Rezulton se aktualisht përqindja e imunitetit kolektiv është nga 37.5 në 54 përqind. Për të ndaluar përhapjen e epidemisë në nivelin e shpërthimeve sporadike, është e nevojshme të arrihet pragu i ashtuquajtur i imunitetit kolektiv prej 60 përqind ose një milion njerëz.

Nëse nuk ka ndonjë rritje të madhe në numra gjatë këtij muaji për shkak të pushimeve që kanë kaluar dhe po vijnë, në dinamikën aktuale, pragu duhet të arrihet për 60 deri në 100 ditë. Asnjë vaksinë. Vetëm për kontakt me virusin. Dhe me të gjitha pasojat e trishtueshme, duke qenë se vdekshmëria është afër tre përqind. Prandaj, vaksina është e nevojshme për të parandaluar pasojat e rënda të kontraktimit të virusit. Veçanërisht për grupet e ekspozuara dhe të rrezikuara, punëtorët shëndetësorë, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit mbi 65 vjeç”, tha mjeku Danillovski.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami dhe gjithë funksionarët e Lëvizjes Besa bëjnë thirrje për Regjistrim të popullatës

T E

“Shtetësia”, janë paraqitur rreth 1 000 persona

T E

Hoxha: Deri më 31 mars do të prolongohet afati për blerjen e edhe 1.500 tonë duhan

Bexhet Musliu

Izraeli lider në botë, Serbia ndër të parat, ja në cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

T E

Arrestohen dy shtetas britanez në aeroportin e Shkupit me test PCR të falsifikuar

T E

Kthehet depoziti për vaksinat kineze, nga MSH thonë se marrëveshja nuk është anuluar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...