Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dragash: Kujdes nga epidemia e veto-s gjatë anëtarësimit në BE

Shkup, 23 nëntor – Zhurnal.mk – Me veton e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, Bullgaria ka shfrytëzuar pozitën e saj si anëtare të BE-së që të arrijë disa interesa të saja të jashtme politike, në mënyrë të njejtë siç e bënë disa të tjera më parë, por problemi është aty që BE-ja sikur të mos ketë vullnet dhe mënyrë të dekurajojë veprimet e tilla njëanësore.

Kështu vlerëson bashkëpunëtori i Institutit ndërkombëtar për siguri në Beograd, Orhan Dragash për “Euraktiv”, informon Zhurnal.

“Fakti që Bullgaria bllokoi fillimin e negociatave për inkuadrim drejt BE-së me Maqedoninë e Veriut nuk është diçka e re, e as surprizë. Ekziston një histori e gjatë e pengesave fqinjësore në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Sllovenia bllokoi Kroacinë përshkak kufirit me Gjirin Piran, Kroacia sapo u bë anëtare e BE-së, i bllokoi negociatat me Serbinë, ndërsa Bullgaria e bëri këtë njëlloj me Serbinë para tre viteve përshkak pozitës së pakicës së saj në Serbi”, potencon Dragash.

Ai rikujton se edhe Greqia me dekada ka bllokuar vendin pa asnjë shans të integrohet në BE dhe NATO, derisa nuk e ndryshoi emrin.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, BE përsëriste se problemet e pazgjidhura fqinjësore nuk guxojnë të jenë arsye që një anëtare e BE-së të vendosë veto ndaj fqinjit që nuk është anëtare e BE-së. Por, kush do të besonte në këtë, veçanërisht pas vetos bullgare? Dmth problemi nuk është aty që Bullgaria e kushtëzono anëtarësimin e Maqeodnisë, Bullgaria e shfrytëzon pozitën e saj si anëtare e BE-së që të arrijë disa interesa të jashtme politike, në mënyrë të njejtë siç e bënin shumë të tjera më parë. Kjo është e gjitha legjitime. Por problemi është aty që BE nuk ka vullnet dhe mënyrë të dekurajojë dhe parandalojë aktivitetet e tilla një anëshe të anëtarëve të plota”, thotë Dragash.

Sipas tij, me këtë sjellje mbi faktin që Bullgaria e kushtëzon Maqedoninë e Veriut me çështje identiteti dhe histori, BE dhe Gjermania si kryesues aktual lënë përshtypje të “mosinteresimit më të madh dhe më të hapur deri tani për hapje të derës për anëtare të reja nga Ballkani”.

As Brukseli, as metropolet kryesore evropiane nuk përpiqen të gjejnë ngushëllime, fjalë optimistike për ata të cilët ende janë në pritje, ata tanimë nuk kanë vullnet për këtë, shton eksperti.

Sipas Dragash, pas veprimit bullgar mbi Maqedoninë e Veriut, vështirë është të pritet përforcim të besimit në BE nga Ballkani, që lë hapësirë evropianët lehtë të zëvendësohen me disa lojtarë të tjerë të mëdhenj botërorë, që do të jetë e dëmshme për BE-në dhe rajonin, informon Zhurnal.

“Vendin e zbrazët të entuziazmit evropian menjëherë do ta marë dikush tjetër, në plane të të cilëve për ardhmërinë e Ballkanit nuk ka shumë hapësirë për përparim, siguri dhe zhvillim të popujve ballkanik. Dhe për fat të keq, në Ballkanin perëndimor ende ka potencial të madh për konflikt, varfëri dhe korrupsion”, vlerëson autori.

Gjithsesi, sipas tij, derisa Europa e vlerëson rrezikun nga vetoja bullgare në rrugën e vendit drejt BE-së, rrethanë e mirë është që SHBA kanë qëndrim më të qartë dhe kërkojnë që këto probleme të zgjidhen jashtë procesit të anëtarësimit në BE.

“Duke gjykuar sipas deklaratës së Majkëll Karpenter, ish këshilltar për politikë të jashtme të Zhozef Biden, i cili tha se as Bullgaria e as Maqedonia e Veriut nuk fitojnë asgjë nga konflikti i tanishëm dhe se nga kjo përfitim kanë vetëm ata që duan përçarje në Europë, trendi i tillë në politikën amerikane do të vazhdojë edhe në administratën e ardhshme”, përfundon Dragash.///Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

Pasaportat me afat të skaduar do të vlejnë deri më 31 dhjetor

Zekirija Haxhiu

BE-ja vendosë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të sigurta për rrugëtim

Zekirija Haxhiu

Osmani mund tu jep fund protestave të VMRO-së, por Bullgarinë askush nuk e bind të heqë veton

Bekim Laçi

Bonuse për policët që kanë punuar jashtë orarit të punës

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...