Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Drake viktima e radhës e shkeljes së pronës pa leje

Të martën mbrëma, u kërkua intervenimi i policisë në shtëpinë e reperit Drake në Toronto të Kanadasë, me ç’rast një grua e paidentifikuar u arrestua pranë kësaj prone dhe u dërgua në paraburgim.

Policia lokale ka bërë të ditur për uebfaqen “TMZ”, se gruaja në fjalë ishte kapur para se ajo të hynte në pronën e yllit të njohur të muzikës, dhe tani policia po e heton rastin.

Policët gjithashtu hodhën poshtë raportet se një grua e armatosur me thikë kishte përdorur një tub metalik për ta goditur një nga rojet e sigurisë së reperit, duke këmbëngulur që pretendimet nuk ishin të vërteta dhe nuk kishte lëndime në vendin e ngjarjes.

Sipas disa burimeve, Drake ishte në shtëpi në kohën kur ndodhi ngjarja, por nuk ka pasur asnjë kontakt me gruan që po tentonte të hyjë pa leje në pronën e tij.

Postime të ngjashme

Ju garantojmë me 99% se nuk keni parë kurrë një fund si ky i Kendall Jenner!

Dafina Vidishiqi

Fero e Arbenita kthehen me vajzën në shtëpi, i bëjnë pritje madhëshotre

Dafina Vidishiqi

Bebe Rexha ngacmon imagjinatën e ndjekësve me pozat e reja

Dafina Vidishiqi

Rigon debuton me këngën e parë “Harrom”

Dafina Vidishiqi

Albani poston një foto të Miriamit dhe i thur vargje dashurie asaj

Dafina Vidishiqi

Pas suksesin me “Rosenkrieg”, Loredana dhe Mozzik kanë një befasi për fansat

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...