Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Dramë familjare në Vjenë, nëna mbyt 3 fëmijët e saj, viktima më e vogël vetëm 8 muajshe

Policia austriake arrestoi një grua 51-vjeçare pasi trupat e tre vajzave u gjetën në banesën e saj në Vjenë.  

Sipas medieve të atje, gruaja telefonoi policinë rreth orës 5:20 të mëngjesit të sotëm dhe tha se kishte vrarë fëmijët e saj dhe se donte të bënte vetëvrasje.  

Siç bëhet e ditur më tej, policia gjeti një grua që plagosi veten në një apartament në lagjen Donaustadt dhe trupat e fëmijëve të moshës nëntë dhe tre vjeç, si dhe një tjetër tetë muajsh që u gjetën në vendin e ngjarjes.  

Mjekët u përpoqën të ringjallnin vajzën më të rritur, por pa sukses.  

Hetimi është duke vazhduar dhe policia po përpiqet të përcaktojë nëse gruaja është në gjendje të merret në pyetje.

Postime të ngjashme

Vizita historike në Irak, Papa Françesku dhe kleriku shiit diskutojnë sigurinë e të krishterëve

T E

Aksident i rëndë me autobus në Poloni, gjashtë të vdekur

S.B.

Një i vdekur në protestat në Senegal kundër arrestimit të liderit opozitar

T E

A janë prekur më fort nga koronavirusi emigrantët në Gjermani?

T E

Moldavia bëhet vendi i parë evropian që merr vaksinat Covid-19 sipas skemës COVAX

T E

Presidenti i Brazilit: Boll u qatë për koronavirusin

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...