Dramë romantike me një mesazh të fortë jetësor, The Life List së shpejti në Netflix

nga D V

Drama romantike “The Life List” do të lansohet në Netflix dhe përmes saj do të shfaqet një rrugëtim vetëeksplorimi dhe guximi emocional.

Roli kryesor në këtë film i takoi Sofia Carson, e cila luan personazhin e Alex Rose, një e re që pasi humbi nënën e saj, vendos të përmbushë listën e synimeve që vendosi në rininë e saj.

Filmi është udhëtimi i saj emocional përmes pikëllimit, vetë-ekzaminimit dhe përfundimisht shërimit.

Historia e Alex ndjek procesin e saj të rritjes, përballjes me humbjet e së kaluarës dhe kërkimit të forcës së brendshme.

Në një kohë kur duhet të përballet me pikëllimin, ajo vendos të përballet me ëndrrat dhe dëshirat që nga fëmijëria e saj që dikur ishin të lidhura me nënën e saj.

“The Life List” eksploron temën universale të rizbulimit të vetvetes pas humbjes së madhe, si dhe rëndësinë e transformimit shpirtëror.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More