Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Drecun: Lajçaku po përpiqet të bjerë dakord për vazhdimin e dialogut

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, do të jetë në Prishtinë nga sot deri më 3 mars, ku më pas do të vazhdojë vizitën në Beograd, më 3 dhe 4 mars.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, thotë se gjatë kësaj vizite ai do t’ia përcjellë Beogradit pikëpamjet e Brukselit dhe anasjelltas, raporton “TV Pink”.

“Unë mendoj se Lajçaku po përpiqet të bjerë dakord mbi vazhdimin e dialogut sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Ai nuk e përfundoi detyrën që i ishte caktuar, ai mund të ketë pritur të shkojë në Kombet e Bashkuara për ndonjë pozitë të lartë, por meqenëse nuk e përfundoi detyrën, atëherë ai ndoshta do të vazhdojë”, theksoi ai.

Sipas Drecunit, Lajçaku me siguri do të vijë për t’i përcjellë pritjet e Brukselit në Prishtinë dhe gjithashtu për t’i dëgjuar pikëpamjet e atyre që duhet të formojnë shumicën politike në Kosovë.

“Ai do të shohë kur bisedimet mund të vazhdojnë, disa detaje me siguri do të diskutohen. Pastaj ai do të vijë në Beograd për t’i përcjellë pritjet e Brukselit dhe për të dëgjuar pikëpamjet e Beogradit”, tha Drecuni.

“Unë besoj se një pozicion i fortë do t’i përcillet atij në Beograd që nëse sjellja e njëanshme e Prishtinës vazhdon në këtë mënyrë, nuk do të ketë përparim në dialog”, shtoi Drecuni.

Postime të ngjashme

“Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve”

R Zh

Kosovë / 775 gjoba brenda 24 orëve për ata që s’respektuan masat anti-COVID

R Zh

Presidentes Osmani i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës

R Zh

Ramush Haradinaj përkujton Agim Ramadanin në 22 vjetorin e rënies së tij

R Zh

Tërnava: Presidentes e Kryeministrit duhet t’iu dalë gjumi natën nga përgjegjësia që kanë

Z H

22 vjet nga rënia e heroit Agim Ramadani

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...