Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Drecun: Urimet e Bidenit janë fyese, ai tregoi se për çfarë do të insistojë

“Urimet e presidentit të SHBA-së, Joseph Biden dërguar presidentit të Serbisën Aleksandar Vuçiq me rastin e ditës së shtetit serb janë të pranueshme nga fuqia numër një në botë, por edhe provokuese dhe të papërshtatshme në pjesën që lidhet me njohjen e Kosovës”, vlerëson kryetari i komisionit për Kosovën në Kuvendin serb, Milovan Drecun.

“Ndoshta është fyese për të gjithë ne, sepse nëse e përgëzoni dikë në Ditën e Shtetit, dhe i kërkoni atij të ndahet nga një pjesë e territorit të tij, atëherë është e kundërta e asaj që janë urimet e mira, por ne nuk duhet të habitemi nga një qëndrim si ky, veçanërisht nga Biden”, tha Drecun për TV Prva.

Drecun thotë se me atë urim, Biden tregoi për çfarë do të insistojë në periudhën e ardhshme kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit me Kosovën.

“Kur Biden këmbëngul në të ashtuquajturën njohje të ndërsjellë, ai inkurajon shqiptarët në Prishtinë të këmbëngulin në disa lëvizje të njëanshme, kjo është arsyeja pse Ramush Haradinaj po shpall veten president”.

“Unë mendoj se ata po shkojnë edhe për variantin se Aleksandar Vuçiq nuk do të jetë në gjendje ta pengojë Kosovën në rrugën e bashkimit me Shqipërinë, dhe mbase ai mendon se do ta “boksojë” atë, pasi, ajo që presin është njohja e ndërsjellë dhe ndryshimi i qeverisë në Beograd”, beson Drecun.

Të premten, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, vendosi t’ia shkruante një letër urimi presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, me rastin e 15 shkurtit, ditës së shtetësisë së Serbisë. Kjo letër që mbërriti dje në Presidencën serbe, ndonëse kishte brenda urime të përzemërta të presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë, përmbante edhe një fjali, e cila ia prishi ditën kreut të Serbisë.

Në një mënyrë aspak të zakontë në diplomaci, me anë të një letre urimi, që ishte e para e tij si president, drejtuar Serbisë, Joe Biden i kërkoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. 

Postime të ngjashme

Kurti, letër falënderimi kryeministrit të Kroacisë: Kosova do të mbajë zemrën dhe derën hapur për miqtë si ju

D V

Loja me kthimin e rasteve në rigjykim, dy dekada në kërkim të drejtësisë

D V

Italia me masa të reja antiCOVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet

D V

Ambasadorja sllovene: Pres me padurim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

D V

COVID-19, 366 raste aktive në Kosovë

D V

Bashkatdhetarët për në Kosovë, pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdare deri në tri orë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...