Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Drejt zbardhjes vrasja e shqiptarit në Islandë, policia merr në dorë pamjet e momentit të ekzekutimit

Vijojnë hetimet për vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri në Islandë. Mediat vendase raportojnë se policia dhe hetuesit kanë sekuestruar disa pamje të momentin të ekzekutimit të Beqirit, të cilat mund të ofrojnë një panoramë të qartë për atë që ka ndodhur të shtunën e kaluar.

Janë më shumë se 20 hetues që po merren me këtë çështje dhe krimi mund të zbardhet shpejt. Lidhur me këtë vrasje, në paraburgim janë më shumë se 10 persona, por afati për mbajtjen e tyre në qeli skadon sot.

Policia do të kërkojë nga gjykata që të arrestuarit të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Të gjithë të dyshuarit janë marrë në pyetje, por ende policia kërkon të dhëna për t’i fajësuar plotësisht ata.

Shefi i policisë në Islandë, Margeir Sveinsson, në një deklaratë është shprehur se janë sekuestruar shumë të dhëna që mund të zbardhin krimit. Sipas tij gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar kompjuterë dhe telefona.

Nga ana tjetër lidhur me këtë vrasje në pranga është një shqiptar dhe sipas Frettabladid.is ai është një prej të dyshuarve kryesor. Në banesën e tij janë gjetur gjurmë të armës së zjarrit, por ai është paraqitur vetë në polici dhe ka mohuar përfshirjen në krim.

Postime të ngjashme

Arrestohet një diler nga Shkupi

S.B.

Një grua u lëndua rëndë në një aksident në Gostivar

S.B.

Aksioni për “Lojërat e fatit”, gjykata merr të pandehur 93 persona

S.B.

Gjobiten 154 vozitës në Shkup, 28 për tejkalim të shpejtësisë

S.B.

Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim për mashtrim dhe kultivim narkotikësh

S.B.

Rrëfimi i endacakut: Killeri i Behar Sofisë erdhi mori biçikletën poshtë urës së Lanës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...