Agjencia Zhurnal.mk

Drejtësia e sundimtarit në zhvillimin e sferës publike

Shkruan: TAXHUDIN HAMIDI -TETOVE

Kuran El Bekare:124, “Premtimi im nuk i përfshinë gabimtarët”.
Njohja e ligjit dhe e drejtësisë një shpresë e kërkuar e popullit në tranzicion.
Sundimtari duhet të ketë moral të lartë dhe besim të fortë. Patjetër duhet të jetë i drejtë dhe i mbrojtur prej mëkateve.
Gjithsesi, i pa verejtur dhe i pa identifikuar si lakmues i reputacionit dhe hedonizmit.
Gjithsesi se nuk perjashtohet multitaskingu dhe klipe qe shfaqen si ne trailer.
Ai nuk duhet te kerkoje lumturine e popullit ne kutine e kepuceve.
Ai nuk do t’i japë funksione të tilla një shtypësi dhe mëkatari.
Nëse sundimatri nuk sillet drejtë në ndarjen e drejtësisë ndërmjet qytetarëve,nuk do të jetë edhe në grumbullimin e tatimeve si dhe në zabtimin e ligjit penal.
Marrja e pushtetit vetëvetiu nuk sjell ndonjë status të vacant, porse është mjet për përmbushjen e detyrave në jetësimin e ligjit dhe në vënien e rendit të drejtë shoqërorë .
Shihet qartë se të arish pushtetin duhet të sigurosh mjetin e jo statusin shpirtërorë, sepse po të kishte qenë pushteti gjendje shpirtrore, askush s’do të mund ta uzurponte e as ta lëshonte.
Sundimi dhe komandimi ne islam, janë të vlefshme kur bëhen mjet për krijimin e Ligjit islam dhe për vënien e rendit shoqërorë të drejtë islam: atëherë edhe personi që sundon mund të arrijë ndonjë vlerë dhe virtyt më tepër.
Sundimi islam kerkon kushtin por ne te njejten kohe edhe shperblimin pas kushtit.
Jo si ne sistemin komunist dhe socialist e kapitalist ku puntori dhe qytetari shndërohen në rob dhe tëe pa aftë të kerkoje kushte me te mirea per pune .
Sot shume sundimatre (amerikan, briatanik, rus, gjerman dhe vendore ) kanë ndikim por sa është ndikimi i tyre pozitiv dhe i bereqetshëm-dobishëm për popullin dhe ardhmërine e gjeneratabve të reja.
Lideri islam parnon detyrën e pushtetmbajtësit, dhe deklaron ate publikish se e bën per qellime të larta d.m.th. për vënien e drejtësisë dhe flakjen e padrejtësisë.
Një ndër ata deklara duket kështu psh.: “O Zot ! Ti e di se qëllimi ynë nuk është që të zëmë ndonjë pozitë, por që t’i çlirojmë të shtypurit nga dora e padrejtësisë”.
Nëse nuk janë të drejtë nuk mund të u shmangesh mëkateve, kjo është formula fetare që urrehet dhe nuk dëshirohet në politike, jo për diçka tjetër.
Fese islame shume i intereson, sa eshte njeriu i afte te zbatoje drejtesinë jo sa është i aftë të zgjidhet me vota te lira ndonjehere?!
Edhe ky dimension ne sisitemin isam e politik vendoset ne desk, per t’u analizuar.
Ne çdohere analizojme dhe debatojme kush ka fituar me zgjedhje te lira dhe asnjehere nuk paraqesim temën logjike dhe shkencore se kush mundet te zbatoje drejtesine ne nje sistem apo shtet.
Pse nuk bisedojem se a gjendet ne popullin tonë njeri i cili ka aftësi apo asociacion për të manifestuar drejtesinë me shpirt, me aftësi arsimore dhe me multitasking te organeve juridike.
Forumet e ndryshme dhe organizatat e sektorit publik janë vonuar në këtë drejtim, po gjithashtu edhe gazetarët dhe investigimi i tyre.
Do thoshte dikush pse nuk eshte paraqitur.
Ndoshta ka pasur por nuk kanë qenë të zëshëm projektet për kërkim te …!
Jo pse ne nuk e kemi gjetur, por i gjejme vetem ata qe i publikon opinioni publik dhe subjekti politik.
Psikologjia e propozimit dhe e votës së lire është një shkencë e re që duhet të instalohet në repertoarin e programeve shkencore dhe universitare.
Si do qetejetë, keta qe zgjidhen te pakten te jene pro drejtesise dhe ligjeve positive!
Populli nuk kërkon te mbështeten ata por, ligji. Nese mbeshtet ligji drejte, sigurisht se drejtesia do të gjendet sespe ekziston ne shpirtin e popullit.
Te kuptojene se shteti nuk eshte nje nocion apo fenomen apstrakt por eshte nje segmen i gjalle biologjik dhe fizik , ku merret me te drejat dhe nevojat e qyetetareve dhe te njerezve ne pergjithesi.
Ai që nuk është i drejtë thamë se bën edhe mëkate kjo nënkuptin se ai person apo lider nuk ka marrë parasyshë mësimet teologjike (kuranore dhe hadithet) që i denoncojnë ankesat dhe lendat gjyqsore të diskriminuarve dhe të shtypurve.
Njeriu pa drejtesi dhe me mëkate tek ai parqiten orekse grabitqare dhe lakmuese, ndersa patriotizmi dhe dashuria për populin dhe atdheut humb dhe asgjësohet.
Kjo shkakton që ambijenti të sëmuret nga politika dhe mungesa e drejtësisë.
Më e keqja njerëzit fillojnë të u nënshtrohen pallatve mbretrore dhe infrastrukturës së saj dhe shumë pak themeleve ligjore të të njëjtës.
Nëse nuk i ruan ligjet e shtetit, nuk i përhap normat e saja, nëse nuk merr pjesë në realizimet e qëlimeve të larta islame, nëse nuk interesohet për problemet e qytetareve, si mund të quhet ai lider apo mbrojtës i drejtësisë.
Nëse themi se ruajm ligjin .
Atëherë pyetemi sa e zbatojmë ligjin penal dhe sankcionet që parasheh ai?
Do të përgjigjeni negativisht.

Nje nga politkanet e popullit islam dhe revolucionare do te pyes me shume pergjejgjesi ata qe marrin mandatin e udheheqjes se shtetit:

“Ai ruani kufijt e islamit dhe tërësinë territoriale të atdheut islamik.
Për këtë do të thoni jo detyra jone është t’i lutemi Zotit.
Kjo do të thotë se ra një copë e murit.
Tani populli pyet a ua merni të pasurve atë që ata duhet t’ua japin të varfërve.
Sepse, detyrë e juaj është që t’ua merrni të pasurve dhe t’ua ndani të varfërve.
Përgjigjja do të jetë nuk është punë për ne”.
Shpresojmë se do të vijnë lider që do ta kryejnë këtë detyrë porn a nevoitet durim – sabër dhe angazhim.
Angazhim jo për angazhim dhe kaq!?
Por angazhim në punë për të fituar.
Angazhim në mesim për të kaluar.
Angazhim ne politike jo për politike, por për të ngritur kalanë e DREJTËSISË.
PastaJ, ne mungese te drejtesise,koha jonë bëhet si në kohen e Enver Hoxhës dhe të “shokut” Tito.
Liderët janë asgjë tjetër përveç se realizues të ligjit dhe të porosive të drejtesise qe çdo pejgamberë I Zotit i ka promovuar me shume sakrifica.
Mirpo , këta kualifikime ku shkuan pse humbën.
Të jetë lider (te jetë menaxhues), të jetë i dijshë dhe të jetë i drejtë.
Njerëzit që jetojnë sot në frikë e trishtim nga zotërinjte e tyre, e gjithë kjo është rezultat i pushtetit që nuk bazohet në ligj.
Ata janë prototipa të banditizmit.
Përshembull sot shoqëria u zhvesh nga solidariteti dhe sinqeriteti sepse nuk ka mekanizma se nëse e mohon borxhin dikush si mund të deklarojë se akcili i ka një borxh. Kurse pala tjeter e mohion ate.
Këtu shihet se sa njerezit jetojnë me ligjin dhe sa ligji u mundeson që ata të realizojnë të drejtat e tyre materiale qofte edhe kthimi i boorxhit.
Nëse ai që huazon e di paraprakisht se nuk funksionojnë mekanizmat që do ta nxjerin para ligjit dhe do ta detyrojnë që të paguaj borxhin edhe nëse nuk ka do të punojë për shtetin dhe shteti do të ia paguaj brxhin.
I segmene ështe teper I rendesishem per bindjen fetare dhe per normalizimin marredhenieve njerzore.
Sepse kur dobesohet ligji feja konkludon se dobesohen edhe marrdheniet vellazerore dhe ndernjerezore, ndersa pa kete segment feja nuk mundet te jape nje note pozitive dhe te kalueshme.
Muhamedi alejhisela duke i dhëne rëndësi këti segmenti shoqërorë dhe juridik, ai asnjëher nuk ka falur xhenazen e nje besimtari që ka vdekur me borxh.
Muhamedi Aljehiselam e ka konsideruar njeriun me borxh një njeri i cili ka falimentuar ne jeten qe ia dhuroi Zoti per te fituar e jo per te humbur.
Drejtesia eshte referi i mire ne mes te atyre qe deshirojne te punojne dhe te perparojne.
Dikush do të thotë se ka ligje …!?
Ligji i gabueshem i bën të gabojnë të gjithë institucionet e shtetit.
Krijone nje mentalitet me hipokrizi dhe komunikim hybrid!
J.Habermas : “Të zhvillohet një sferë publike mbarëkombëtare”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...