Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Drejtësia i “harroi” ish shefat e DSK-së

Shkup, 19 shtator – Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan ose Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski. Ish figurat kryesore në DSK që u arratisën në Greqi me identitete të rremë ende janë të pakapshëm për t’u gjykuar për përgjimet e paligjshme dhjetë vjeçare. Kërkesa e fundit e Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e tyre është dërguar në 14 dhjetor të vitit 2018, ku në mënyrë të hollësishme është shpjeguar pse ish-agjentët sekret duhen ekstradohen në vend.

“Ne shpjeguam në detaje përse vendimi i presidentit të atëhershëm Gjorge Ivanov ishte i pavlefshëm, më pas se ky vendim është i pazbatueshëm ndërsa iu referuam edhe faktit se për një lëndë të PSP-së Gjykata Supreme nuk është prononcuar.”

Kolegët nga Ministria Greke e Drejtësisë deri më tani nuk kanë kërkuar nga shërbimet tona shpjegim pse falja e Ivanovit është e paligjshme dhe këta të dy duhet të ekstradohen. Nga ministria e Drejtësisë pohojnë se ende nuk ka vendim zyrtar mbi kërkesën për ekstradimin e tyre nga pala greke.

“Në disa raste është intervenuar që të ketë përgjigje, por kompetentët u përgjigjën se personat nuk mund të detektohen.”

Dy kërkesa për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit u janë dërguar autoriteteve greke. E para në nëntor të vitit 2017 dhe e dyta në dhjetor të 2018. Dyshja e DSK-së u arrestua tre vjet më parë në aeroportin e Selanikut në përpjekje për të ikur në Hungari. Gjykata e Selanikut vendosi që ata të ekstradoheshin në vend, por Gjykata Supreme në Athinë vendosi ndryshe – të mos i ekstradojë ata me arsyetimin se të dy janë falur dhe ishin pjesë e amnistisë së ish presidentit Gjorge Ivanov.

Postime të ngjashme

Punësime në Gjevgjeli, Dellçevë dhe Berovë të maqedonasve të deklaruar si shqiptarë?

Dafina Vidishiqi

Fadil Zendeli ia then bastionin ASh-së, Gostivari radhit pas Zendelit

Dafina Vidishiqi

Azem Sadiku nga PDSH do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Studeniçanit

R Zh

Dokumentet personale, MPB azhuron sistemin, vonesa deri të martën

Dafina Vidishiqi

Ruzhin: Makron dhe Merkel mund ta zgjedhin problemin mes RMV-së dhe Bullgarisë

R Zh

Lëvizja BESA vazhdon ristrukturimin, sonte u themeluan nëndegët e fshatit Çajlë dhe Forinë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...