Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

DREJTËSIA SELEKTIVE/Pollozhani: Në Maqedoni fjalën kryesore e ka sulltani me sulltan partinë!

Shkup, 26 janar – Politizimi i institucioneve që duhet të ndajnë drejtësin është faktori kryesor që në Maqedoninë e Veriut edhe pas 30 viteve pavarësi ende kemi drejtësi selektive dhe të ndikuar politikisht, kështu vlerëson kryetari i Shoqatës së ish-të burgosurve politik shqiptar, Shpëtim Pollozhani duke folur për ndikimin e politikës dhe drejtësinë selektive në jurispodencë.

“Ne jemi duke jetuar nën një sistem diktatorial ku fjalën kryesore e ka sulltani me sulltan partinë e tij. Jetojmë në një shtet ku edhe Avokati i Popullit ësht kuadër i lartë partiak. Emërimi i shumë gjyqtarëve (në bisedat e përgjuara dëgjohet e thëna: a është i joni ose jo), bëhet me direktiva partiake duke mos e përfillur meritokracinë, nivelin profesional dhe sistemin e vlerave. Me këto gjykime, me dëshmitarë të koduar, pa marrë parasysh argumentet e mbrojtjes, pushteti dërgon një mesazh shumë transparent, i cili është: Ky është shteti i maqedonasve ( e thotë Kushtetuta) Ju të tjerët (shqiptarët) duhet ta respektoni  ligjin dhe ti paguani taksat dhe tatimet”, deklaroi Pollozhani për Zhurnal.

Sipas tij, se ligjet janë segregacioniste kundër shqiptarëve tregon edhe Rasti “Monstra” lirimi i vrasësit të Almirit të vogël, rasti “Alfa” dhe dhjetëra raste të tjerë ku shqiptarët trajtohen si mish për top për politikë ditore dhe diciplinim të tyre. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet 40 minuta

D V

ASH caktoi kandidatin e saj për kryetar të Dibrës

D V

Mot shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

Qeveri: Sllavica Kotirova drejtoreshë e re e doganave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...