Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Drejtim mjeti pa leje dhe në gjendje të dehur, 6 shoferë të arrestuar, 78 patenta të pezulluara në vend

6 shoferë janë arrestuar pasi, 3 prej tyre janë evidentuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe tre të tjerë pa leje drejtimi.

Policia rrugore njofton se ka pezulluar 78 leje drejtimi, 63 për shpejtësi jashtë normave të lejuara dhe 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Po ashtu, janë 1670 gjoba, për parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, shkelje të semaforit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse.

Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet e pandërprera nga Policia Rrugore, në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat 63 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë vendosur 1670 masa administrative, kryesisht për parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, shkelje të semaforit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse etj.

Policia Rrugore tërheq vëmendjen e drejtueseve të automjeteve që të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskat mbrojtëse, pasi do jenë në fokusin e kontrolleve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, me të gjitha mjetet logjistike që ajo ka në dispozicion.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe biçiklistët, por dhe këmbësorët duhet të tregojnë kujdes maksimal përgjatë fundjavës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi trafiku në shumë akse rrugore do jetë i ngarkuar për shkak të lëvizjeve nga Tirana në drejtim të zonave të tjera.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Digjital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Postime të ngjashme

Nuk i bind policisë për të ndaluar, arrestohet 51-vjeçari në Fier

S.B.

Vlorë/ Gjendet predha e paplasur, dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Banori: Ja hoqa dheun me terezi dhe e ngrita me duar

S.B.

Pamjet/ Makina humbi drejtimin dhe ra në kanal, dy viktimat e shënuara në Lushnje janë babë e bijë

S.B.

Tre të mitur nga Tetova vidhnin nëpër shitore gjatë orës policore

S.B.

Detaje për aksidentin e rënd në Çento: Janë lënduar më tepër persona

S.B.

144 shkelje në Shkup, 63 për vozitje të shpejtë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...