Drejtimet deficitare, rrezikojnë shkollat të ngelin pa mësimdhënës

nga Xh M

Shkup, 10 nëntor – Drejtimet deficitare po rrezikojnë të mbesin pa student si dhe shkollat pa mësimdhënës. Drejtimet arsimore të grupit klasorë, drejtimet e lëndëve shkencore apo të shkencave natyrore, paraqiten si drejtime deficitare që përbëjnë një problem për tregun e punës. Edhe pse Ministria e Arsimit i stimulon me bursa, gjithsesi Agjencia për Punësim haset në vështirësi për punësimin e kuadrit adekuat.

Aliu: Interesimi për mësimdhënës bie çdo vit

Për shkak të mungesës së kuadrit arsimor, ka shkolla ku ka mësimdhënës jo-kompetent për lëndët që i ligjërojnë, si psh. ekonomistë që mbulojnë matematikën, fizicientë që e mbulojnë kiminë ose ndonjë lëndë të përafërt, apo mësues që nuk ka diplomë, theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu.

“Po t’i analizoni drejtimet arsimore, ose fakultetet që prodhojnë kuadër mësimdhënësish, do të vëreni se ky interesim çdo vit bie. Ndoshta akoma jemi mirë në nivel shteti me drejtimin e mësimit klasor, por te mësimi lëndor kemi mungesë të kuadrit. Kemi mungesë të matematicientëve, të fizikantëve, mungesë të mësimdhënësve të shkencave natyrore, mund të jetë gjeografi, biologji, matematikë, fizikë, gjithë këto. Edhe përskaj se Ministria i stimulon me bursa, përsëri interesimi për t’u regjistruar më këto drejtime është më i vogël.”, – tha zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu.

Edhe Agjencia Për Punësim e konfirmon mungesën e kuadrove arsimor, prej ku thonë se aplikuarit për punë me arsim të drejtimeve deficitare janë të paktë e që kërkohen në tregun e punës.

“Kërkesa për staf nga profilet, si: Profesor i Matematikës, profesor i Fizikës, i Kimisë dhe i Biologjisë e të tjera, është më së shpeshti nga institucionet arsimore, respektivisht, shkollat fillore dhe të mesme. Bëhet fjalë për kuadër deficitar në tregun e punës dhe kuptohet që nëse ka persona të këtyre kuadrove në evidencën e të personave të papunë, Agjencia e Punësimit me kërkesë të punëdhënësit, gjegjësisht, nëpërmjet shërbimit Ndërmjetësim për Punësim, kandidatët potencialë i preferon për punësim tek punëdhënësi.”, – thuhet nga Agjencia për Punësim.

Ismaili: Nevojiten reforma të thella arsimore

Për profesorin e matematikës, Satki Ismaili, numri i studentëve të cilët janë të regjistruar në këto drejtime relativisht është shumë i vogël, për arsye se angazhimet e një mësimdhënësi për lëndët deficitare janë dukshëm më të mëdha se të lëndëve tjera. Për këtë qëllim, ai sugjeron reforma të thella arsimore.

“Për zgjidhjen e këtij problemi nevojiten reforma të thella arsimore dhe mbështetje e qëndrueshme te profesionistët e tillë që do të ndjejnë një motivim shtesë për t’i zgjedhur këto lëndë deficitare që janë tani, që në të ardhmen Maqedonia mos të ketë vështirësi dhe probleme për kuadrot e tilla që janë për lëndët deficitare, që janë matematika dhe lëndët shkencore.”, u shpreh profesori i matematikës, Satki Ismaili.

Si shkas për rënien e interesimit për të studiuar në këto lëndë deficitare, nga Ministria e Arsimit e përmendin edhe çështjen e migrimit, apo mos-interesimin për të studiuar në drejtime që llogariten më të vështira. Atraktive për të studiuar vazhdojnë të mbeten drejtimet, si informatika, juridiku, ekonomia apo edhe drejtime tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More