Agjencia Zhurnal.mk.

Drejtoresha e ATSH-së dërgoi ngushëllime për viktimat nga zjarri në Tetovë

Shkup, 9 shtator  – Drejtoresha e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), Valbona Zhupa në letër dërguar  drejtorit të MIA-s, Dragan Antonovski shpreh ngushëllime  për familjet e viktimave në zjarrin e mbrëmshëm në Tetovë.

“Me pikëllim të madh dëgjova për zjarrin në spitalin për Kovid në Tetovë që rezultoi me jetë të humbura dhe të lënduar. Unë dua t’ju siguroj se ATSH-ja qëndron pranë popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të rëndë dhe shpreh ngushëllime  të thella për familjet e viktimave dhe sinqerisht shpreson  për shërim të shpejtë të të lënduarve”, thotë Zhupa në letër.

Ajo njëherit thekson se ATSH  për të gjithë ngjarjen merr informacione nga MIA dhe në të njëjtën kohë i transmeton  lajmet e fundit nga vendi tek qytetarët në Shqipëri.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy