Shkup, 1 prill – Drejtoresha financiare e Klinikës së Toksikologjisë Besija Iljazi deklaroi se “Përmbytja e madhe në klinikën e Toksikologjisë”, siç u cilësua nga disa media, ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 26 prill dhe pas vlerësimit që u bë nga komisioni, u konstatua se nuk ka dëme në pajisjet mjekësore dhe aparate. I vetmi dëmtim që ka ndodhur është parketi në zyrën ku shpërtheu radiatori, sqaroi ajo nëpërmjet një komunikate me shkrim.
“Kjo nuk është e vetmja përmbytje që ka ndodhur në këtë klinikë, edhe vitet e kaluara ka pasur përmbytje të tilla për shkak të radiatorëve të vjetëruar e të prishur. Sa i përket sigurimit të klinikës, disa media janë keqinformuar, nuk është e vërtetë që procedura për fillimin e sigurimit nuk është nënshkruar, ajo është nënshkruar që nga data 28.03.2024 dhe është në dispozicion për verifikim në çdo kohë”.
Më 26 prill në klinikën e Toksikologjisë ka ndodhur një aksident me sistemin e ngrohjes pasi ka plasur një tub radiatori dhe janë përmbytur dhomat në katin e tretë të ndërtesës.
Para këtij aksidenti javë më parë drejtoresha financiare e klinikës Besija Iljazi deklaroi se drejtori medicinal i klinikës Danill Petrovski nuk i nënshkruan marrëveshjet e 18 punonjësve medicinal, të cilëve u janë skaduar nga dhjetori i vitit të kaluar dhe për këto 4 muaj këta punonjës punojnë pa paga. Në të njejtën ditë ministri i shëndetësisë Ilir Demiri pas konstatimeve të realizuara për veprime të paligjshme deklaroi se do ta shkarkoj drejtorin medicinal të kësaj klinike Danill Petrovskin.