Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, mbështesin reformat në arsim

Shkup, 27 janar 2021  – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot në takmim me Shoqatën e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme ka folur për vijimin e arsimit në gjysmëvjetorin e dytë  dhe proceseve reformuese në arsim.

Siç potencuan nga Ministria, në takim drejtorët kanë dhënë përkrahje pa rezervë për reformat dhe kanë përmendur se tërësisht dhe me përkushtim do të përfshihen në tërë procesin e implementimit.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska ka potencuar se me reformën për herë të parë nxënësit vendosen në fokus të arsimit, ndërsa arsimtarët janë hallka kyçe e arsimit.

Ministrja ka sqaruar se shkollat duhet të bëhen vende interesante, ku do të nxitet kureshtja dhe mendimi kritik dhe kreativ i fëmijëve, dhe sipas saj, pikërisht kjo ofrohet me këtë reformë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

Ali Ahmeti: Mbretëreshat e xhudos do mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...