Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Drejtorët financiarë presin rritje të papunësisë

Shkup, 9 shkurt – Gjithsej 57 për qind e drejtorëve financiarë në Maqedoninë e Veriut presin rritje të shkallës së papunësisë dhe besojnë se viti në vijim nuk është koha e duhur për të ndërmarrë rreziqe më të mëdha, 14 për qind janë optimistë për perspektivën financiare në vitin 2021, ndërsa 57 për qind nuk presin ndryshime të mëdha. Gjithashtu, 57 për qind e drejtorëve financiarë parashikojnë rritje të BPV-së më pak se 0.5 për qind, kurse vetëm 14 për qind mbi 3.5 për qind, sipas hulumtimit të fundit të kryer nga shtëpia revizore-konsultuese, informon Zhurnal.mk

Sipas një studimi të kryer nga nëntori deri në dhjetor të vitit 2020, i cili paraqet mendimin e 590 drejtorëve financiarë nga 17 vende të Evropës Qendrore, është i dukshëm trendi i përgjithshëm negativ rënës krahasuar me një vit më parë në lidhje me perspektivat për të ardhmen. Rritja mesatare e pritur e BPV-së për vitin 2021 është vetëm 0.25 në krahasim me dy përqindët e vitit të kaluar ose 2.3 përqindët në vitin 2019.

Në të gjithë rajonin, shumica e drejtorëve financiarë, ose 62 për qind, presin rritje të indeksit të çmimit të konsumit (krahasuar me 83 për qind në vitin 2020 dhe 82 për qind në vitin 2019). Në Maqedoninë e Veriut, 71 për qind e drejtorëve financiarë parashikojnë rritje të këtij indeksi, ndërsa vetëm 14 për qind nuk ​​presin ndonjë ndryshim në indeks.

“Si edhe në edicionin e vitit të kaluar, ne shohim se si pasiguria e vazhdueshme në lidhje me pandeminë vazhdon t’i formojë mënyrat në të cilat drejtorët financiarë planifikojnë për vitin e ardhshëm. Ne e pamë këtë nga përgjigjet e shumta ndaj një sondazhi të kryer midis drejtorëve financiarë. Ulja e shpenzimeve dhe zgjerimi me blerjet janë ndër strategjitë kryesore, në të cilat do të fokusohen drejtorët financiarë këtë vit”, tha Olivera Andrijaseviq, partnere në Revizionin dhe lidere e programit CFO të Deloitte, përcjell Zhurnal.mk

Nga viti 2018, gjithnjë e më shumë drejtorë financiarë presin rritje të shkallës së papunësisë. Ndërsa 36 për qind e të anketuarve prisnin që niveli i papunësisë të rritet në vitin 2020, tani ajo është pothuajse 70 për qind e të anketuarve, e cila është e lidhur qartë me KOVID-19 dhe tregun e punës. Ky është qëndrimi i 45 për qind të drejtorëve financiarë në Mal të Zi, 38 për qind në Shqipëri dhe 38 për qind në Serbi.

Drejtorët financiarë vazhdojnë të shohin financimin e brendshëm (49 për qind) dhe huazimin bankar (43 për qind) si burime të qëndrueshme të financimit për organizatat e tyre. Megjithëse asnjë nga burimet e ofruara të financimit nuk u vlerësua si “tërheqës” nga shumica e të anketuarve, është e rëndësishme të theksohet se asnjë nga burimet e financimit të vlerësuar si “jo tërheqës” u zgjodh nga më shumë se 30 përqind e të anketuarve. Instrumentet e borxhit (47 për qind) dhe instrumentat e kapitalit neto (53 për qind) morën përqindjen më të lartë të përgjigjeve “neutrale”. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...