Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit

nga Xh M

CEO i Instagramit, Adam Mosseri, ka zbuluar se një nga praktikat më të zakonshme të përdoruesve për të rritur shikimet dhe ndërveprimet – përdorimi i hashtagëve – nuk ka efektin që mendohet.

Adam Mosseri, 42 vjeç, i cili ka udhëhequr aplikacionin e mediave sociale në pronësi të Meta që nga viti 2018, ndau “disa sekrete për të optimizuar praninë e përdoruesve në platformë”.

Në një intervistë për DailyMail, Mosseri theksoi se hashtagët nuk luajnë një rol kyç në shpërndarjen e përmbajtjes apo në rritjen e ndërveprimit.

Ai shtoi se nuk ekziston një “truk magjik” apo “hack algoritmi” që garanton sukses në platformë.

Deklarata e tij nënvizon rëndësinë e krijimit të përmbajtjes cilësore dhe ndërtimit të një audience të angazhuar në mënyrë natyrale, në vend të mbështetjes tek strategjitë e vjetruara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More