Maqedoni

Drejtori i Agjencisë për Мbrojtjen e të Dhënave Personale, Aliu takon ministrat Mariçiq dhe Spasovski

Zhurnal Ads

Shkup, 2 tetor – Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. Imer Aliu, zëvendës drejtori Igor Kuzevski dhe Udhëheqësi i sektorit të inspektimit z. Valentin Fetadzokoski zhvilluan një takim pune me ministrin e Punëve të brendshëm z. Oliver Spasovski dhe ministrin e Drejtësisë z.Bojan Mariçiq.

Në takim u diskutua nevoja për të miratuar Ligjin për mbrojtjen e personave fizik në lidhje me përpunimin e të dhënave personale me qëllim parandalimin, hetimin, zbulimin ose ndjekjen penale të krimeve ose ekzekutimin e sanksioneve penale.

Me këtë ligj realizohet harmonizimi i Rregullativës Evropiane në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, përkatësisht Direktivën (BE) 2016/680 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit Evropian për mbrojtjen e të dhënave personale të datës 27 prill të vitit 2016 mbi mbrojtjen e personave fizik në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga autoritetet kompetente për qëllim të parandalimit të hetimit, zbulimit apo ndjekjes penale të veprave penale ose zbatimit të sanksioneve penale dhe lëvizjen e lirë të të dhënave të tilla dhe shfuqizimin e Vendimit Kornizë të Këshillit 2008/977 /PVR.

Së shpejti pritet të nënshkruajmë një Memorandum bashkëpunimi mes AMDHP dhe MPB i cili do të vendosë kornizën e projekteve të ardhshme në të cilat do të bashkëpunojnë ekspertë nga të dy institucionet.

Postime të ngjashme

Në vend të orës policore, masa të reja, VMRO nuk do t’i bllokojë ndryshimet ligjore

admin

191 raste të reja, 3 të vdekur dhe 77 të shëruar, bilanci i fundit me Covid 19

T E

Danaillovski: Të rritet numri i transportit publik, dhe të rregullohet numri i udhëtarëve që hyjnë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...