Agjencia Zhurnal.mk

Drejtori i Agjencisë së Investimeve të huaja, Arben Vila harron gjuhën shqipe në Tetovë !?

Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Faqja zyrtare e Agjencisë për investime të huaja tashmë po informon vetëm në gjuhën angleze, derisa gjuha shqipe nuk figuron as edhe në një informacion të vetëm ndërsa pse ky vendim ende nuk dihet ndërkohë që tashmë disa drejtor me rradhë që ndërrohen dhe drejtojnë këtë institucion nuk kanë marrë ndonjë iniciativë që të formulojnë edhe versionin shqip të kësaj faqe. Madje, as drejtori aktual Arben Vila nuk ka marrë aspak guximin që faqja e institucionit që drejton të jetë edhe në gjuhën shqipe, pasiqë ai është vet shqiptarë.

Duke e ditur që është një nga Agjencisë me prioritet që meret kryesisht me investime të huaja, duket se vendet e rajonit përfshirë këtu Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të informohen në gjuhën shqipe po madje ne kemi biznesmen të fuqishëm edhe në vendet si Serbia, Mali i Zi e Bosnja e Hercegovina por edhe në diasporë që jo patjetër duhet të dinë gjuhën angleze për të investuar në Maqedoninë e Veriut por që e kanë të drejtën e tyre elementare që të informohen mbi kushtet e investimit në vend, e që këtë detyrë e ka pikërisht ky Agjencion.

Më interesant është fakti se ky Agjencion tash e shumë vite drejtohet nga shqiptarët por kohëve të fundit edhe drejtorin madje edhe zëvendës drejtorin e ka shqiptarë, por që ideja për formimin e versionit shqip të faqes zyrtare nuk i ka rënë askujt në mend, arsyeja pse nuk dihet, edhe pse arsyetime mund të ketë pakufi kurse versioni shqip i një uebfaqeje nuk kushton shumë, por vetëm vullnet dhe pak punë.

Tjetër gjë nuk shkon në këtë drejtim vetëm se Inspektorati për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të gjuhëve të ndëshkojë drejtorin Vila për moszbatimin e gjuhës shqipe në Agjencinë që drejton.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...