Agjencia Zhurnal.mk

Drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj, priti zv. sekretarin gjeneral të Qeverisë z. Tahir Hani

Shkup, 30 korrik – Sot ambientet e Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqipe i ka vizituar zv. Sekretari gjeneral i Qeverisë së R.M.V- së z. Tahir Hani ku kanë biseduar rreth shumë projekteve të realizuara me sukses nga ky institucion që në aspektin artistik ka arritur të krijojë imazh të shkëlqyeshëm brenda një kohe të shkurtër të funksionimit të tij.

Z. Hani shprehu kënaqësi për punën e suksesshme të drejtorit Tolaj duke u zotuar se në vazhdimësi ky ansambli do të ketë mbështetje të fuqishme për të krijuar të gjitha kushtet që i nevojiten si institucion prestigjioz dhe i rëndësishëm kulturor dhe kombëtar.

Drejtori Tolaj e ka njoftuar me sfidat e muajve të rëndë të pandemisë, punën me entuziazëm që ka vazhduar të bëhet por dhe planet për të ardhmen. Ai e falemnderoi përzemërsisht z. Hani për ndihmën që i ka dhënë këtij institucioni nga fillimi i krijimit të tij. Së bashku kanë biseduar për plane dhe realizime të rëndësishme të krijimit të hapësirave dhe kushteve më komode për punë që janë të domosdoshme si për stafin artistik ashtu edhe për atë administrativ.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!