Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u paraqit me kumtesë në Seminarin XIV Ndërkombëtar të Albanologjisë

Zhurnal Ads

Shkup, 25 nëntor, zhurnal.mk – Në Seminarin XIV Ndërkombëtar të Albanologjisë që u mbajt në Universitetin e Tetovës në temë “Sfidat e (mos) zbatimit të Ligjit të Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut dhe gabimet gjatë përdorimit të shqipes standarde”, krahas pjesëmarrësve të shumtë, me kumtesë online u paraqit edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela.

Në kumtesën e titulluar “Sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” ai vuri në dukje rolin e rëndësishëm të AZGJ-së në aspektin e angazhimit, ndihmës dhe mbështetjes që ua jep institucioneve të ndryshme shtetërore për zbatimin e gjuhës shqipe, por gjithashtu edhe qytetarëve nëpërmjet botimit dhe shpërndarjes së doracakëve dhe fletushkave, ku jepen të dhëna konkrete për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe.

Me këtë rast ai theksoi edhe sfidat dhe vështirësitë që shfaqen në zbatimin e gjuhëve zyrtare, duke u ndalur veçmas në ngecjen dhe moszbatimin e këtij ligji nga ana e institucioneve.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Spasovski- Bërnz: Konfirmohet partneriteti dhe bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

T E

Anulohet gjykimi për rastin “Talir”

E.E.

Bekteshi: Fillon realizimi i gjashtë masave nga Pakoja e katërt

E.E.

Filipçe: Mutacioni i virusit në Britani nuk luan rol në efikasitetin e vaksinës

E.E.

Varianti i ri i virusit arrinë edhe në Maqedoni por nuk është i rrezikshëm

Z H

Si pësuan humbje prej 10 mln euro, pikëpagesat rrugore gjatë Pandemisë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...