Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela zhvilloi takim pune në Agjencinë e Aviacionit Civil

Zhurnal Ads

Shkup, 1 dhjetor, zhurnal.mk – Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, sot e vizitoi Agjencinë e Aviacionit Civil, ku pati një takim pune me drejtorin e saj, Tomislav Tuntev.

Drejtori Sela falënderoi homologun e tij për realizimin e këtij takimi dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje ndaj Agjencisë së Aviacionit Civil, në pjesën e përkthimit dhe të lekturës së akteve (certifikata, leje për pilot etj.) që i lëshon ky institucion, si dhe për ndihmë në pjesën e përkthimit të terminologjisë së specializuar të aviacionit, që rrjedh nga rregulloret dhe standardet ndërkombëtare të aviacionit.

Drejtori Tuntev e informoi se AAC-ja si trup i pavarur rregullator me autorizime publike, punon sipas rregulloreve dhe standardeve ndërkombëtarisht të pranuara të ICAO, EUROCONTROL, JAA/EASA, ECAC dhe qëndron e hapur për bashkëpunim me AZGJ-në për çështje me interes të përbashkët.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Këshilli buxhetor qytetar “Bashkësia ime, vizioin im”

Z H

692 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

T E

Dr. Asani dhe ITSHKSH fitues të çmimit “Shën Nënë Tereza”

R ZH

Shkup: Gjithsej 379 pacientë me Covid po trajtohen në spitale

Z H

Komisioni Evropian miraton strategjinë e vaksinimit kundër Covid-19

E.E.

Librat e dëmtuar presin gjeneratën e re, mësueset: I bëjmë kopje njësitë mësimore

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...