Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Drejtori i OBSH-së Skender Syla: Duhet të hapemi, njerëzit po bëhen të dhunshëm në famije

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skender Syla tha sot se coronavirusi do të jetë i pranishëm për një kohë më të gjatë dhe asnjëherë nuk ka qenë më e rëndësishme që qytetarët të sillen në mënyrë të përgjegjshme, duke zbatuar masat mbrojtëse.

Syla tha se në nivel global ka rritje të rasteve, ndërsa në Evropë po shënohet rënie e rasteve.

Sipas tij, pandemia COVID—19 nuk ka filluar në të njëjtën kohë në të gjitha shtetet, prandaj nuk mund të flitet në nivel global për gjendjen me pandeminë por më shumë në bazë të vendeve.

Syla përmendi edhe në fakt tjetër gjatë kësaj periudhe të pandemisë, e që është rritja e dhunës në familje në shumë shtete. Ai përmendi edhe raste ku gratë kanë humbur jetën gjatë kësaj periudhe për shkak të dhunës në familje.

“Duhet të hapemi por me një normalitet të ri, me vëmendje e vigjilencë të shtuar”, tha Syla nw RTV Dukagjini.

Duke folur për Bullgarinë, ku përfaqëson OBSH-në, tha atje nuk kanë pasur rritje eksponenciale dhe aktualisht ka një rënie të lehtë të rasteve por që është herët për të konstatuar se e kanë mundur virusin.

Ai tha se në Bullgari ishte shpallur gjendje shëndetësore emergjente, por nuk ka pasur masa të rrepta të ndalimit të lëvizjes, ndërsa personat janë vendosur në karantinë, por në shtëpitë e tyre.

Sipas tij, elementi kryesor ku janë fokusuar autoritetet bullgare ka qenë gjurmimi i raste dhe karantina në shtëpi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...