Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Drejtori i Pfizer: Fundi i pandemisë çështje kohe

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer Albert Bourla thotë se fundi i pandemisë është çështje kohe, pasi sipas tij, mjekët kanë në duar një mjet efikas, vaksinën. Greqia do të marrë fillimisht nga Pfizer 2 milionë doza ndërsa vaksinimi në këtë vend dhe mbarë Bashkimin Evropian do të fillojë më 27 dhjetor.

“Do të duhet pak kohë, por tani kemi në duar zgjidhjen që është efikase dhe mbetet çështje kohe që pandemisë t’i vijë fundi.” Me këto fjalë shprese ju drejtua publikut drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Pfizer Albert Bourla gjatë një interviste me televizionin publik grek ERT.

Duke folur nga selia e kompanisë në Connecticut, Bourla shprehu besimin se normaliteti do të rikthehet shumë shpejt, ndërsa iu bëri thirrje njerëzve të vazhdojnë të mbajnë të mbajnë maskat dhe të ndjekin rregullat e rekomanduara nga mjekët.

I pyetur në lidhje me vaksinat që Pfizer do t’i vendosë në dispozicion Greqisë, Bourla tha se vendi do të marrë rreth dy milionë nga sasia prej 200 milionë që janë blerë nga Bashkimi Evropian.

Në lidhje me mutacionin e virusit, Bourla tha se do të duhet pak kohë derisa të kuptohet rreziku, ndërsa nënvizoi me besim se “vaksina e zhvilluar është efikase edhe ndaj variantit të ri të koronavirusit që u zbulua në Britaninë e Madhe.

“Ne do të kemi informacion për këtë çështje brenda dy javësh pas përfundimit të eksperimentit që po zhvillojmë për të parë sa efikase është vaksina”.

Duke iu referuar investimit të Pfizer-it në Selanik për një qendër digjitale kërkimore, Bourla tha se ajo është shumë e rëndësishme për kompaninë.

“Selaniku u zgjodh jo për t’i bërë ndonjë nder dikujt, por sepse ne besojmë se korrespondon me kërkesën shumë të lartë për kërkime shkence”.

Vaksinimi në Bashkimin Evropian do të fillojë në të njëjtën kohë më 27 dhjetor.

Postime të ngjashme

Është e paqartë se kush përfaqëson Mianmarin në OKB

S.B.

Gjermania reagon ndaj kritikave dhe ndryshon radhën e vaksinimit

S.B.

Sarkozy do të apelojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

S.B.

Dhjetë rebelë të vrarë në Kolumbi

S.B.

Gjermania shënon mbi 9 mijë raste të reja me COVID-19

S.B.

168 milionë fëmijë në botë s’kanë shkuar në shkollë për një vit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...