Drejtori i spitalit në Slavonski Brod jep detaje për të lënduarit: Dy pasagjerë në Intensiv, katër të tjerë u operuan

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në spitalin e Slavonski Brod, Josip Samarxhiç, ka folur për gjendjen e të plagosurve.

 

Sipas tij 42 pasagjerë kishin kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 15 prej tyre me lëndime të rënda.

“Ne i mbajtëm ata në trajtim. 15 prej tyre kanë lëndime të rënda trupore, dhe dy viktima janë vendosur në njësinë e kujdesit intensiv dhe po kryhen të gjitha procedurat e kujdesit intensiv. Katër u operuan. Ne vazhdimisht po monitorojmë situatën, “tha ai në Dnevnik N1.

Ata ofruan ndihmë psikologjike për fëmijët, shton Samarxhiç.

“Ne kemi 15 të mitur, njëri prej të cilëve ka dëmtime serioze”.

Problemi me identifikimin e udhëtarëve është zgjidhur, pasi autoritete kosovare ne Kroaci u dolën në ndihmë.

“Kemi pasur ndihmë të madhe nga Ministria e Brendshme dhe Ambasada e Kosovës. Ne kemi emrat e njerëzve që janë në spitalin Brod-Posavina “, u shpreh tutje.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti bashkë me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, kanë mbajtur konferencë për media në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur sot në Kroaci.

Kurti ka thënë se kjo është një ditë e rëndë për mbarë popullin shqiptarë, njofton Telegrafi.

I pari i Qeverisë ka falënderuar shtetin kroat për trajtimin e të lënduarve nga ky aksident.

“I vizitova pacientët në dhomat e spitalit. Falënderoj profesionistët shëndetësorë për kujdesin e treguar dhe angazhimin e pakursyer”, ka deklaruar Kurti, përcjell Telegrafi.

Kurti ka kujtuar rolin që ka mërgata kosovare në zhvillimin e ekonomik të Kosovës.

“Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen për pushime në vendlindje. Shteti dhe mirëqenia jonë, ajo çfarë e kemi, varet shumë prej tyre, prandaj kjo tragjedi është tepër e rëndë për ne”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

Related posts

Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj, kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital dhe kishte thyerje të gjymtyrëve

Redaksia

Sllovenia merr Presidencën e BE-së, në Kosovë rritet shpresa për liberalizimin e vizave

D V

Shtatë të vdekur nga coronavirusi dhe 173 raste pozitive brenda 24 orëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More