Shkup, 19 korrik – Në kuadër të serisë së vizitave tek ndërmarrjet të cilat punojnë në zonet e zhvilluara teknologjike industriale, me qëllim të komunikimit të drejtpërdrejtë dhe mbështetjes për kompanitë, drejtori i ZZHTI-së, Goce Dimovski e vizitoi fabrikën e Teknopanel në Shkup.
Fabrika, e cila është në fazë përfundimtare, kumtuan sot nga ZZHTI, së shpejti do të fillojë me punë të plotë, që paraqet hap të rëndësishëm drejt zhvillim ekonomik duke hapur vende të reja të punës. Shtohet se Teknopanel është kompani me renome, e bazuar me qëllim që të sigurojë panele të cilësisë së lartë dhe materiale izoluese për industrisë ndërtimore.
Orhan Kahvexhi, drejtor i përgjithshëm i Teknopanel theksoi se pozita gjoegrafike e Maqedonisë, si dhe mbështetje të përgjithshme nga ekipi i ZZHTI-së ishin kyçe për këtë investim.
Vizita në fabrikën e Teknopanelit në Shkup, nënvizohet në kumtesë, paraqet edhe një dëshmi për përkushtimin e ZZHTI-së në mbështetje të investuesve dhe sigurimit të kushteve të volitshme për investim. Me projektet dhe nismat e reja, shtohet, Maqedonia vazhdon të jetë destinaciona traktiv për investime të huaja dhe zhvillim teknologjik.