Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Drejtori Sela vizitoi Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive

Shkup, 19 nëntor, zhurnal.mk – Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, e vizitoi Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive (AKP) ku realizoi takim pune me drejtorin Boris Tunxhev.

Drejtori Sela theksoi se ky takim është në funksion të vështrimit të gjendjes në lidhje me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në AKP si një institucion mjaft i rëndësishëm, shërbimet e të cilit çdo ditë shfrytëzohen nga qytetarët dhe që gjeneron një vëllim të madh dokumentesh për persona fizikë dhe juridikë.

Gjatë vizitës, u konstatua se AKP-ja vonon me realizimin e detyrimeve ligjore dhe se, pavarësisht se është filluar me aktivitete të caktuara siç është përshtatja e përmbajtjes së ueb-faqes së AKP-së në gjuhët zyrtare dhe ndryshimi i emërtimeve të tabelave, të akteve zyrtare si formularëve, fletëparaqitjeve, kërkesave, fletëpronësive etj., megjithatë, qytetarët përsëri nuk mund t’i marrin të njëjtat në gjuhët zyrtare, me çka atyre u pamundësohet e drejta që shërbimet publike t’i realizojnë në gjuhët zyrtare.

Drejtori Sela i dhuroi drejtorit Tunxhev publikime të botuara nga AZGJ-ja dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim me AKP-në, duke ofruar ndihmë profesionale për përkthimin dhe lekturën e formularëve, të fletëparaqitjeve, kërkesave, autorizimeve etj., dhënia e të cilave është kompetencë e AKP-së. Gjithashtu, drejtori Sela u shpreh se pret që të dinamizohet procesi i harmonizimit të AKP-së me detyrimet ligjore.

Të dyja palët u angazhuan për të bashkëpunuar në interes të qytetarëve dhe të kenë koordinim të rregullt rreth çështjeve lidhur me implementimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...